Sonila Meço: Ilir Meta, një president që se përfill askush!
Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta është kthyer në një ndër cështjet më të komentuar në media.

Sipas gazetares Sonila Meço, Presidenti Meta tashmë është një personazh politik që nuk përfillet më nga askush.

E ftuar në emisionin “360 Gradë”, gazetarja u shpreh se presidenti Ilir Meta është një president me kompetenca të kushtëzuara, ndërsa dekretet nuk i publikohen as në fletoren zyrtare nga qeveria.

“Ju drejtuam për një këshillë Komisionit të Venecias. Dha një përgjigje që në fund të ditës e marrë nga klasa jonë politike qëllimin që e bëri mazhoranca ishte të shkarkonte presidentin e republikës.

Me të dejtë pa të drejtë ne sot dimë që kemi një mazhorancë që as dekretet nuk ia përfill presidentit të republikës.

Presidenti i Republikës sot është një njeri jo vetëm me kompetenca të kufizuara nga ndryshimet kushtetuese, por është një njeri që nuk përfillet më.

Dekretet nuk i publikohen në fletoren zyrtare, nuk i zbatohen"- deklaroi gazetarja. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2019, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori