Sonida e thotë troç: Dua burrë, në 2021 dua të martohem! (FOTO LAJM)

Vëlla e motër, Genardi dhe Sonida Hajdini, janë tepër të njohur në rrejte sociale.

Videot e tyre gazmore, ku shpesh përfshijnë dhe babain e tyre Paqësorin, tërheqin vëmendjen e fansave. Dyshja e famshme, ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Ftesë në 5”, ku po flisnin për simbolin e festës së Krishtlindjeve, bredhin e festës.

Genardi dhe Sonida, u pozicionuan tek personat që këtë vit e kanë ndërtuar bredhin rreth një muaj para festës.

Ndërkaq, teksa moderatorja Bieta Sulo, pyeti se çfarë dëshire menduan kur ndërtuan bredhin, Sonida u shpreh se shpreson që përgjatë 2021">2021 të martohet, deklaratë kjo që u shoqërua me të qeshura nga të ftuarit.

“Dëshira ime është të martohem, të gjej burrë. Dasmë 2021">2021, dasmë”, tha Sonida.
Shtuar më 18/11/2020, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori