Sondazhi për zgjedhjet, PS merr 41.2 përqind të votave, PD 30.1
Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, rreth 41.2 përqind e votuesve do të votonin për Partinë Socialiste, 30.1 për PD, dhe 14.9 përqind për AK. Këto janë të dhënat e sondazhit të publikuara nga Fondacioni "Kult" me qendër në Tetovë.

Sipas ketij sondazhi LSI mund te marre 4.1 përqind te votave ndersa FRD-në me 3.9 përqind, partitë e tjera 1.6 përqind, dhe nuk tregojnë votën e tyre 4.2 përqind.

Sondazhi është realizuar nga datat 22-31 janar ku janë pyetur 1200 të anketuar.

Fondacioni "Kult", zhvillon sondazhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni në lidhje me perceptimin e publikut mbi tezën e bashkimit kombëtar dhe rolin e partive politike shqiptare për këtë çështje. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2013, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori