Sondazhi për zgjedhjet: E majta merr 49 %, e dhjathta 40 %
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, Vizion Plus ka publikuar të dhënat e sondazhit të realizuar nga instituti italian Piepoli. Sipas këtij sondazhi koalicioni i majte do të marrë me 49% të votave në të gjithë vendin. Ndërsa koalicioni i djathtë, nëse do të votohej sot, do të fitonte vetëm 40% të votave.

Sondazhi nxjerr fituese dhe si force politike Partinë Socialiste me 40% të votave kundrejt 35% të Partisë Demokratike.


Sondazhi sjell orientimin e votës së shqiptarëve në prag të procesit elektoral të 23 qershorit. 1651 intervista të realizuara sy me sy në të gjithë territorin shqiptar, përbëjnë kampionin e përzgjedhur nga ky institut për të arritur në rezultatet përfundimtare.

Sondazhi ka pyetur shqiptarët se si e vlerësojnë punën e qeverisë aktuale. Si konkluzion thuhet se shumica janë të pakënaqur me punën e ekzekutivit shqiptar. 60% mendojnë se qeveria nuk po shkon në drejtimin e duhur. Të pasigurt nëse po bëhen hapa pozitivë janë 17 përqind e të intervistuarve. Të kënaqur janë 7 përqind. Ndërsa 16 përqind e tyre nuk kanë një opinion.

Tjetër pikë e sondazhit, që është jetesa në Shqipëri, sjell rezultate pesimiste. 32 përqind e të anketuarve mendojnë se në Shqipëri jetohet keq, ndërsa 29 përqind janë përgjigjur se jetohet shumë keq. Më optimistë janë 17 përqind e shqiptarëve që flasin për një jetesë të mirë. Ndërsa 7 përqind jetojnë shumë mirë. 16 përqind e të anketuarve nuk kanë një opinion mbi këtë pyetje. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian