Sondazhi në Vlorë/ Rama merr 7 mandate, ja sa marrin partitë e tjera
Partia Socialiste thellon rezultatin në qarkun e Vlorës krahasuar me zgjedhjet e mbajtura katër vite më parë.

Në sondazhin e publikuar nga Ora News dhe IPR Marketing 56% e votuesve i kanë dhënë besimin PS, duke rrëmbyer 7 mandate deputetësh. Kujtojmë që kryeministri Rama garon i 6 në Vlorë. Në 2013">2013, për PS kishin votuar 46.6%.

Edhe Partia Demokratike ka rritje në këtë qark, me 19% të votave nga 17.7% në 2013">2013. PD mund të marrë 2-3 mandate deputetësh.
Rritje të ndjeshme ka shënuar edhe LSI, duke marrë 14% të votave nga 8.7% në 2013">2013. Lufton për 1-2 mandate.

LIBRA ka marrë 2% të votave, ndërsa PDIU shënon rënie. Ka marrë 5% të votave nga 5.6% në 2013">2013. Lufton për një mandat deputeti. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 20:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori