Sondazhi NDI-së: Topi politikani më i preferuar; PD partia më e votuar!
Albeu.com
Deputeti dhe nënkryetari i PD Bamir Topi është politikani më i votuar e kësisoj më i preferuar në Tiranë për kryeqytetin i pasuar ky nga Edi Rama, Pandeli Majko dhe Sokol Olldashi.Ky është rezultati i publikuar nga nga Instituti Demokratik Kombëtar dhe i mbështetur nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID)sondazhi u bazua në një numër total prej 2 500 intervistash ballë për ballë në gjashtë qytete, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Sarandë.

Topi ka marrë mbështetjen e 63 perqind të të intervistuarve i ndjekur nga kryebashkiaku dhe kandidati socialist për Tiranen Edi Rama me nje diference prej 9% me pak te votave. Në kryeqytet Pandeli Majko renditet si politikani i tretë me i votuar ndërkohë që kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Sokol Olldashi është i katërti me 51 te votave.

Edhe në shkallë vendi, Bamir Topi kryeson me 60.6%, i pasuar nga Edi rama me 55.8% të grupmoshave të ndryshme, më pas vjen Pandeli Majko me 53.8% dhe në vend të katër rezulton të jetë kryeministri Sali berisha me 51% të të anketuarve.

Pyetjes lidhur me favorizimin e partive në këta qytete, të anketuarit ju përgjigjën në këtë mënyrë. Në qytetin e Durrësit favorizohet PD me 56% e pasuar nga PS me 39%. Në Elbasan, PD kryeson sërtish me 53% të votave e ndjekur po nga PS me 47%. Në qytetin e Korçës duket se do të ketë një garë shumë të ashpër pasi shifrat tregojnë vlera të barabarta mes PD dhe PS me nga 48%. PD duket se do të fitojë ndjeshëm në qytetin e Sarandës ku 71% e të anketuarve kanë mbështetur atë. Kurse në Tiranë, duket se PS ka disa pikë parë duke kryesuar me 54% të votave e shoqëruar nga PD me 47%.

Në bazë të sondazhit, në rang partish rezulton se e para që mund të fitojë zgjedhjet në rast se ato zhvillohen sot është ajo demokratike me 44 % të votave e ndjekur nga afër nga PS me 40%. Ajo cka vihet re nga sondazhi i publikuar nga NDI me qender ne Ëashington eshte se koalicioni i djathte PD+PDK+PAA do te merrte 48% te votave ne rast se zgjedhjet do te mbaheshin me 20 janar ndersa koalicioni mes PS dhe LSI do te merte me pak vota ose 47% te votave ne kryeqytet.

Duke u bazuar në rezultatet e sondazhit vihet re se në qytetet kryesore gara elektortale do të shfaqet shumë konkuruese. Elbasani, Korça dhe Tirana shfaqen të kenë një elektorat ngushtësisht të ndarë, gjë e cila tregon mundësinë e zgjedhjeve konkuruese. Pyetjes se “nëse zhgjedhjet lokale do të zhvillohen sonte, për cilën parti do të votoni?”, rezultatet e përgjithshme bien brenda tolerancës së gabimit që është 5%. Ndërkohë PD shfaqet të ketë avantazh Durrës dhe Sarandë kurse PS në Vlorë.

Nga ana tjetër,energjia elektrike, punësimi dhe korrupsioni janë shqetësimet më parësore të qytetarëve shqiptarë.

Në një deklaratë për shtyp të Drejtorit Vendor të NDI-së në Shqipëri, Shaun Mc Nally, u shpreh se “mesazhi është i qartë. Qytetarët janë thellësisht të shqetësuar për çështjet kritikeme të cilat përballet vendi dhe ata presin që kandidatët ti adresojnë këto shqetësime të tyre gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.”.

Sipas tij, “energjia elektrike, punësimi dhe korrupsioni janë shqetësimet më parësore të qytetarëve në pesë nga gjashtë qytetet e studiuara. Mes qytetarëve të intervistuar nëpër qytete, kur ata u pyetën se cilat ishin dy shqetësimet e tyre më të mëdha, 47 % thanë se energjia elektrike ishte shqetësimi i tyre i parë ose i dyti më i rëndësishëm, 36% thane se ishte çështja e punësimit dhe 28% thanë se ishte korrupsioni. Sidoqoftë në Sarandë gjendja e rrugëve ishte shqetësimi numër një.”.

Energjia elektrike ishte çështja parësore në Elbasan (39%) dhe Korçë (32%), dhe në Tiëranë ishte mes çështjeve parësore e barabartë për nga rëndësia me korrupsionin. 25% e atyre me 9-12 vite arsimim zgjodhën energjinë elektrike si çështjen parësore, krahasuar me 18% të atyre të cilët kishin më tepër se 12 vjet arsimim.

Lidhur me çështjen e punësimit, kjo përbënte si problem parësor në qytetin e Vlorës (30%) dhe në Durrës (20%). Ndërsa 26% e të anketuarve ndërmjet moshës 18-29 vjeç thanë se punësimi ishte çështja më parësore për ta, 14% e të anketuarve mbi 60 vjeç shprehu të njëjtin mendim. 23% e atyre me më tepër se 12 vjet arsimim zgjodhën punësimin si çështjen më parësore krahasuar me 17% të anketuarve me më pak se 9 vjet arsimim.

Korrupsioni, kishte ndryshime të dukshme përsa i përket rëndësisë, bazuar kjo në vendbanime dhe dhe ndryshime të vogla të përgjithshme bazuar mbi arsimimin korrupsioni ishte çështja më parësore për të anketuarit në Tiranë (25%). Në plan të përgjitshëm, 16% e atyre me më tepër se 12 vjet arsimim zgjodhën korrupsionin si çështjen më parësore, krahasuar me 9% të të anketuarve me më pak se 9 vite arsimim.

Në sondazh është vënë re se 70% e të intervistuarve kanë pranuar se kandidatë e përzgjedhur janë më të rëndësishëm se forca politike që ata drejtojnë. Ndërkohë, kur qytetarët u pyetën se “Sa të drejta do të thonit se do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshmelokale?”, mbi 50% e tyre në pesë nga gjashtë qytetet u përgjigjën “shumë të drejta” ose “disi të drejta.
Ramadan Çipuri, Start
Shtuar më 24/01/2007, ora 21:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori