Sondazhi i Institutit Piepoli: E majta 50.5%, e djathta 42% (VIDEO)
Si do te votonin shqiptaret nëse do te ftoheshin tu drejtoheshin kutive te votimit me 23 maj? Vizion Plus ka publikuar sot rezultatet e fazës se dyte te sondazhit te institutit Italian Piepoli, lidhur me zgjedhjet parlamentare. Sondazhi është realizuar përmes 1000 intervistave telefonike ne te gjithë territorin shqiptar.

Sipas sondazhit 11% e te anketuarve jane te pavendosur se per ke do te votojne ne 23 qershor, ndersa 89% e kane vendosur tashme. 37.5% e te anketuarve pergjigjen se do te votojne Partine Demokratike, 42.5% Partine Socialiste, 5% LSI, FRD 5% dhe AK 2.5%. Ndersa per koalicionet 42% pergjigjen se do te votojne per Aleancen per Punesim, Mireqenie dhe Integrim, dhe 50.5% per Aleancen per Shqiperine Europiane.

Nese shqiptaret do te votonin sot 81% e tyre pohojne se do te shkonin ne kutite e votimit, me siguri po 73%, sigurisht jo 16%, ndoshta jo 3%, ndoshta po 8%. Ne krahasim me sondazhin e muajit Prill Partia Demokratike dhe ajo Socialiste rriten me 2.5%, ndersa ne total ne koalicione e djathta eshte rritur me 2%, dhe e majta me 1.5%. Mbeshtetja per FRD ka rene me 0.5%, per AK me 3%. Ne qarkun e Tiranes 13% e te anketuarve nuk mendojne te votojne, ndersa 87% mendojne te shkojne drejt kutive te votimit. Nga keta 15% jane te pavendosur per voten e tyre dhe 85% jane te vendosur. Po ne kete qark 37% pergjigjen se do te votojne per PD, 47% per PS, 4% per LSI, 6% per FRD dhe 2% per AK. Ne pergjithesi ne baze koalicionesh 40% do te votonin per Aleancen per Punesim, Mireqenie dhe Integrim, ndersa 52% per Aleancen per Shqiperine Europiane.

Pyetjes se cili eshte problemi me shqetesues ne Shqiperi te anketuarit i jane pergjigjur: papunesia 48%, kosto e jeteses 13.3%, korrupsioni 7.5%, shendetesia 4.7%, kriminaliteti 3.8%, paqendrueshmeria politike 2.7%, mungesa e infrastruktures se duhur si psh rruget 2.6%, transparenca ne administraten publike 2%, mungesa e sherbimeve 1.2%.

Persa i perket pyetjes se te cili lider politik kane me shume besim, 51% e te anketuarve kane zgjedhur liderin e opozites Edi Rama, 45% Kryeministrin Sali Berisha, 43% kreun e FRD-së Bamir Topi.

Nje nga ceshtjet thelbesore sipas opinionit te shqiptareve eshte anetaresimi ne Bashkimin Europian. 91.8% e tyre mendojne se nese Shqiperia behet pjese e familjes europiane do te perfitojne garanci per sherbime shendetesore, 91.2% mendojne se do te kene sherbime me te mira ne kopshte dhe shkolla, 89% besojne ne anetaresimin e shqiperise ne BE, 85.3% besojne per punesime dhe pagesa bazuar mbi sistemin e meritokracise. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2013, ora 00:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori