Sondazhi i IDA nxjerr Demokratet te paret
Pëlqej
Albeu.com
Sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan per zgjedhjet ne Shqiperi ka revoltuar disa nga partite e sidomos ate socialiste sepse sipas ketij sondazhi PD-ja eshte e para me 42% ndersa PS-ja e dyta me 34%. Edhe sondazhi ne faqen tone sikur verteton kete. Sondazh i kryer për llogari të Institutit Demokratik Amerikan ka treguar se Partia demokratike në opozitë gëzon 42 përqind të mbështetjes së shqiptarëve kundrejt 34 përqind të partisë socialiste. Këto shifra kanë dalë nga intervistimi në fundin e muajit prill i 1251 personave të cilët i janë përgjigjur pyetjes se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin atë javë.
Socialistët kundërshtuan rezultatet duke u shprehur se nuk preferojnë të hyjnë në lojrat e sondazheve abusive Sondazhi i publikuar të hënën është i pari që u paraprin zgjedhjeve të 3 korrikut duke treguar tendencat e votuesve shqiptarë.
Sondazhi i kryer me porosi të Institutit Demokratik amerikan përfshin trajtimin e një sërë cështjes që shqetësojnë shqiptarët që nga politika, ekonomia, infrastruktura, korrupsioni si dhe zgjedhjet, që përbën edhe kapitullin më interesant duke parë klimën elektorale në të cilën është përfshirë vendi. Nga data 19 deri 27 prill janë intervistuar 1251 persona të cilët të pyetur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin atë javë kanë dëshmuar një mbështetje më të madhe për partinë demokratike, 42 përqind, me një diferencë të dukshme nga socialistët të në favor të të cilëve janë shprehur vetëm 34 përqind.
Shtuar më 10/05/2005, ora 17:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori