SONDAZHI I ALBEU.COM/ Tirana, "Stalingradi" i 25 qershorit, sa % marrin PS, PD, LSI, LIBRA... (FOTO LAJM)

Tirana ka një numër të madh deputetësh, plot 34 duke bërë që edhe partitë të fokusohen në kryeqytet për të marrë sa më shumë kartonë në Kuvendin e pas 25 qershorit.

Të dhënat e siguruara nga sondazhi i Albeu.com tregojnë se kryeqyeti është vendi ku edhe partitë e cilësuara si të "vogla" po synojnë për të nxjerrë mandate.

Pyetjes së Albeu.com: Cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e 25 qershorit në Tiranë, pjesëmarrësit në sondazhin unik të portalit i janë përgjigjur kështu:

Partia Socialiste: 28.86 për qind

Partia Demokratike: 20.61 për qind

Lëvizja Socialiste për Integrim: 12.57 për qind

Nuk votoj: 8.24 për qind

PDIU: 8.24 për qind

LIBRA: 7.21 për qind

SFIDA: 5.77 për qind

Klikoni KËTU për të votuar në sondazh.


Si funksionon sondazhi?

Në konceptimin e këtij sondazhi, Albeu.com ka treguar kujdes të veçantë në shmangien e mundësisë që një person të votojë më shumë se një herë.

Nisur nga kjo, çdokush mund të bëhet pjesë vetëm pasi të jetë loguar me llogarinë e tij në Facebook. Pasi të jetë loguar, ai ka mund votojë vetëm për një njësi zgjedhore.

Pasi të keni klikuar mbi partinë e preferuar në njerën prej njësive zgjedhore, votat juaj bëhet e pagjurmueshme dhe sistemi nuk ruan asnjë të dhënë në lidhje me votën apo tuajën personale.

Gjithashtu pasi të keni votuar asnjë postim automatik nuk bëhet në profilin tuaj në Facebook.

Sistemi është i ngritur i tillë ku secili të mund të votojë pa asnjë pengesë për partinë e preferuar. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2017, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori