SONDAZHI I ALBEU.COM/ Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 25 qershorit?
Portali Albeu.com, vijon edhe për zgjedhjet e 25 qershorit traditën e organizimit të sondazhit për në sfidat elektorale në hapësirën shqiptare.

Ky sondazh është pjesë e traditës së portalit në sondazhe të ngjashme për zgjedhjet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni si edhe raportimin e rezultateve të këtyre zgjedhjeve në kohë reale.

Klikoni KËTU për të votuar në sondazh.

Sondazhi vjen për lexuesit e Albeu.com me mjaft përmirësime në aspektin viziv si edhe në administrimin e të dhënave duke përforcuar sigurinë dhe shmangur çdo lloj mundësie ndërhyrjeje apo ndikimi të pandershëm në rezultat.

Në konceptimin e këtij sondazhi, Albeu.com ka treguar kujdes të veçantë në shmangien e mundësisë që një person të votojë më shumë se një herë.

Klikoni KËTU për të votuar në sondazh.

Nisur nga kjo, çdokush mund të bëhet pjesë vetëm pasi të jetë loguar me llogarinë e tij në Facebook. Pasi të jetë loguar, ai ka mund votojë vetëm për një njësi zgjedhore.

Pasi të keni klikuar mbi partinë e preferuar në njerën prej njësive zgjedhore, votat juaj bëhet e pagjurmueshme dhe sistemi nuk ruan asnjë të dhënë në lidhje me votën apo tuajën personale.

Gjithashtu pasi të keni votuar asnjë postim automatik nuk bëhet në profilin tuaj në Facebook.

Sistemi është i ngritur i tillë ku secili të mund të votojë pa asnjë pengesë për partinë e preferuar.

Sondazhi do të jetë i hapur deri 24 orë para hapjes së kutive të votimit për zgjedhjet e 25 qershorit.

Klikoni KËTU për të votuar në sondazh.
Shtuar më 10/06/2017, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori