SONDAZHI I ALBEU.COM/ Balla, Monika apo Aqif Rakipi, kush triumfon në Elbasan? (FOTO LAJM)

Shqipëria shkon të dielën në zgjedhje pas një fushate, mjaft ndryshe nga herët e shkuara, ku munguan përballjet e drejtpërdrejta, por u karakterizua nga batuta dhe gallatë, ndërkohë që programet qeverisëse mbetën në plan të dytë.

Albeu.com publikon sot të dhënat e sondazhit për qytetin e Elbasanit, në të cilin janë pesë parti që pretendojnë mandate. Krahas PS, PD, LSI, PDIU, është edhe LIBRA që pretendon mandat në Elbasan.

sondazhi.php" target="_blank">Klikoni KËTU për të votuar në sondazh.

Në qytet pritet të ketë një përballje të fortë, ku PS ka deleguar Taulant Ballën, LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa PDIU i sfidon të gjithë me Aqif Rakipin.

Pyetjes së Albeu.com: Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Elbasani, pjesëmarrësit në sondazhin unik të portalit i janë përgjigjur kështu:

Partia Socialiste: 24.42 për qind

Partia Demokratike: 19.53 për qind

Lëvizja Socialiste për Integrim: 13.11 për qind

Nuk votoj: 12.59 për qind

PDIU: 12.59 për qind

LIBRA: 7.71 për qind

SFIDA: 5.14 për qind

Si funksionon sondazhi?

Në konceptimin e këtij sondazhi, Albeu.com ka treguar kujdes të veçantë në shmangien e mundësisë që një person të votojë më shumë se një herë.

Nisur nga kjo, çdokush mund të bëhet pjesë vetëm pasi të jetë loguar me llogarinë e tij në Facebook. Pasi të jetë loguar, ai ka mund votojë vetëm për një njësi zgjedhore.

Pasi të keni klikuar mbi partinë e preferuar në njerën prej njësive zgjedhore, votat juaj bëhet e pagjurmueshme dhe sistemi nuk ruan asnjë të dhënë në lidhje me votën apo tuajën personale.

Gjithashtu pasi të keni votuar asnjë postim automatik nuk bëhet në profilin tuaj në Facebook.

Sistemi është i ngritur i tillë ku secili të mund të votojë pa asnjë pengesë për partinë e preferuar. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori