Sondazhi, FRD: Shifrat të pavërteta
Fryma e Re Demokratike (FRD)
Fryma e Re Demokratike i ka cilësuar si të pavërteta shifrat e dala nga sondazhi i publikuar nga Ora News në bashkëpunim me kompaninë italiane, IPR Marketing. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në FRD, Ervin Karamuço u shpreh se FRD ka 15 mijë anëtarë në Tiranë dhe 80 mijë në mbarë vendin.

“Duket se pas shumë tentativash të përsëritura, për të manipuluar zgjedhjet, për të eliminuar partitë e reja me anë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke lënë të bllokuar KQZ pa kuorumin e nevojshëm, duke dështuar sistemet elektronike të zgjedhjeve, duke dubluar listat e zgjedhësve, duke mbledhur kartat e identitetit të administratës, duke hequr njerëz nga puna dhe duke bërë presion edhe nëpërmjet gjobave ndaj biznesit, së fundi kanë gjetur edhe një mekanizëm të ri, i cili është manipulimi i mendjes dhe vullnetit politik të zgjedhësve shqiptare me anë të dezinformimit publik,” tha Karamuço.

FRD siguron anëtarët e saj dhe të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit se vota dhe vullneti i tyre është i qartë, i dukshëm dhe i garantuar. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori