SONDAZHI/ Çfarë mendojnë qytetarët e Tiranës për Erjon Veliajn?
Javanews zhvilloi në fund të shtatorit, në bashkëpunim me Dr. Eduard Zaloshnjën, një sondazh telefonik në territorin e Bashkisë së Tiranës.

Anketimi u krye me 1000 banorë me të drejtë vote në Tiranë, të përzgjedhur në mënyrë krejt rastësore.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë kampion është plus/minus 3.1%.

Rezultatet e plota të sondazhit:
Nëse do të ishin përsëritur zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në fund të shtatorit: Veliaj do të merrte 185 mijë vota (nga 160 mijë që mori vjet).

Nëse do të ishin zhvilluar zgjedhjet parlamentare në territorin e Tiranës në fund të shtatorit: Pjesmarrja do të ishte sa 9/10 e 2013-ës, dhe raportet e votave për dy koalicionet do të mbeteshin 60%-40%.

Bazuar në ç’keni parë, dëgjuar e lexuar deri më sot a mendoni se Erion Veliaj ka punuar mirë?
Po 60%; Jo 35%; S’e di 5%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me këndet e lojrave të fëmijëve?
Po 61%; Jo 34%; S’e di 5%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me rinovimin e koshteve/shkollave?
Po 59%; Jo 35%; S’e di 6%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me rregullimin e rrugicave dhe trotuarëve të blloqeve të banimit?
Po 64%; Jo 32%; S’e di 4%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me pastrimin dhe mbledhjen e plehrave?
Po 61%; Jo 35%; S’e di 4%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me ndriçimin e rrugëve?
Po 60%; Jo 35%; S’e di 5%.

A mendoni se Bashkia ka bërë një punë të mirë me organizimin e aktiviteteve festive?
Po 62%; Jo 34%; S’e di 4%.

Bazuar në ç’keni parë, dëgjuar e lexuar deri më sot a mendoni se kryebashkiaku Erion Veliaj do të punojë mirë në 3 vitet e ardhshme?
Po 59% Jo 35% Se di 6%
Shtuar më 17/10/2016, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori