Somalia njohu Republiken e Kosoves
Albeu.com
Republika e Somalisë është vendi i 69 që e ka njohur të mërkurën, zyrtarisht Republikën e Kosovës. Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, përkatësisht postuar ministrit të ...... jashtëm të Kosovës, Skender Hysenit, i cili gjendet në New York, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Somalisë konfirmon vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Në notën diplomatike thuhet se vendimi është marrë në bazë të kërkesës zyrtare për njohje të nënshkruar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Po ashtu në notë thuhet se qeveria e Somalisë është e vetëdijshme për kontributin vital që Republika e Kosovës ka dhënë për stabilitetin dhe koekzistencën paqësore në Ballkan.
Shtuar më 19/05/2010, ora 19:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori