Solli në jetë foshnjen, nëna e re shtrohet menjëherë te Sanatoriumi pas infektimit me COVID-19
Një nënë e re e
infektuar me koronavirus është
shtruar me urgjencë në spitalin Shefqet
Ndroqi, pasi gjëndja e saj u përkeqësua.
Bëhet fjalë për një 28 vjeçare të quajtur Egla, e cila sapo kishte lindur foshnjen e saj dhe që është në gjëndje të rënde e
shtruar tashme në reaminacionin e spitalit Shefqet
Ndroqi.
Fëmija vijon të jetë në maternitet, nën kujdesin e bluzave të bardha. Mundësia që COVID-i të transmetohet nga nëna te
fëmija në bark janë rreth 2-5%, por nuk dihet nëse në këtë rast
fëmija është i
infektuar apo jo.
Gjithsesi, edhe në rast se një fëmijë i vogël infektohet, sipas studimeve ai kalon një formë të lehtë të sëmundjes.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 12:31