Solli në jetë djalin, kush ja zuri vendin Elisa Spiropalit në Kuvend
Këtë sesion Kuvendi vjen me ndryshime në rradhët e ministrave, kjo pasi në kabinet është shtuar edhe Arben Ahmetaj, i cili është emëruar nga kryeministri Edi Rama si Ministër i Shtetit për Rindërtimin, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Mirëpo Ahmetaj, në parlament ka zënë vendin e ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, e cila ditën e sotme u gëzua me ardhjen në jetë të djalit të saj Kren.

Nuk dihet nëse ky do të jetë vendi i përhershëm i ministrit të ri në Kuvend, ose është pozicionuar vetëm për ditën e sotme, si pasojë e mungesës në seancë të Spiropalit.

Shtuar më 20/01/2020, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori