Sollaku: Kujdes, hetim profesional padive te institucioneve te shtetit
Albeu.com
Prokurori i Pergjithshem Theodhori Sollaku kerkoi nga vartesit e tij ne rrethe qe te hetojne me sa me shume profesionalizem te gjitha kallezimet penale te firmosura nga institucionet e shtetit, duke kujtuar se nje pjese e tyre behen me qellim qe te justifikohen pushimet nga puna te zyrtareve.Ai kerkoi qe edhe prokuroret te mos perfshihen ne afera korruptive me avokatet, apo te mbajne makina luksoze, te cilat shtoi Sollaku nuk mund te blihen kurrsesi me te ardhurat e tyre.

Nderkaq sot prokurore nga te gjitha rrethet e vendit kane votuar per 2 emrat e rinj, qe do te jene anetare te Keshillit te Prokurorise i cili sherben si strukture konsultative e Prokurorit te Pergjithshem. Prej muajsh, ketij keshilli i mungonin dy anetare te tij, te cilet ishin larguar ne detyra te tjera jashte organit te Prokurorise.

Shpetim Kurti dhe Adriatik Llalla, zv/prokurore te organit hetimor jane 2 anetaret me te rinj te Keshillit te Prokurorise te votuar nga koleget e tyre. Vete Sollaku i ka konsideruar dy anetaret e zgjedhur, jo vetem te afte profesionalisht, por edhe kurajoze, ne kryerjen e detyres se prokurorit. news24
Shtuar më 15/10/2005, ora 21:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori