Solana thotë se s’ka më ndryshime të kufijve në Ballkan
Albeu.com
“S’ka mё ndryshime tё kufijve nё Ballkan. Ata qё konsiderojnё mundёsinё e ndryshimit tё kufijve, mund tё ballafaqohen me pasoja tё rёnda”, ka porositur pёfaqёsuesi i lartё i Bashkimit Evropian pёr politikё tё jashtme dhe siguri Havier Solana nё takimin e mbajtur kushtuar dhjetёvjetorit tё Marrёveshjs sё Daytonit.Ai po ashtu porositi se cilido qoftё statusi pёrfundmitar i Kosovёs, “nuk mund tё ketё ndryshim tё kufijve tё Bosnjёs si pasojё e asaj zgjidhjeje”.

“Gabojnё shumё ata qё tentojnё tё lidhin çёshtjen e Kosovёs me shtetin e Bosnjёs dhe Hercegovinёs”, paralajmëroi Solana. Procesi i negociatave pёr statusin e Kosovёs, sipas Solanёs, do tё jetё i gjatё dhe i vёshtirё mirёpo pёrfundimi i procesit do tё kontribojё nё stabilitetin e tёrё Ballkanit. Ai tha se i beson kryenegociatorit Marti Ahtissarit, i cili do tё ndihmojё nё gjetjen e zgjidhjes mё tё mirё pёr Kosovёn, zgjidhje kjo e cila do respekton edhe vendet tjera tё rajonit, para sё gjithash do respekton paprekshmёrinё e territorit tё Bosnjёs dhe Hercegovinёs. Nё fjalimin e mbajtur para aktorëve kryesor ndёrkombёtar gjatё luftёs nё Bosnjё por edhe me rastin e arritjes sё Marrëveshjes sё Daytonit, Havier Solana nёvizoi sё leksioni i qartё nga drama e Ballkanit na mёson se vetёm me bashkёpunim tё ngushtё nё mes tё Bashkimit Evropian, Shteteve tё Bashkuara dhe NATO-s, mund tё arrihet rezultate pozitive. Ai tёrhoqi vёrejtjen se vitet e ardhshme do kёrkojnё njё vёmendje tё shtuar tё Bashkimit Evropian nё vendet e Ballkanit. Kjo, sipas Solanёs, nёnkupton edhe Kosovёn. Ky fokus, para sё gjithash duhet tё shpejtojё anёtarёsimin e vendeve nё Bashkimin Evropian nё kombinim me angazhimin politik proaktiv tё Brukselit nё rajon. “Tё gjitha vendet duhet tё jenё nё rrugё drejt familjes evropiane, por kjo para sё gjithash ёshtё pёrgjegjёsi e Bashkimit Evropian. Nuk guxojmё tё dёshtojmё”, ka shtuar Solana. rtk
Shtuar më 25/11/2005, ora 22:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori