Solana: Qeveria shqiptare te gjeje zgjidhjen me opoziten per situaten ne Kuvend
Albeu.com
Shefi i politikes se Jashtme te Bashkimit Evropian, Havier Solana ka bere thirrje qe qeveria shqiptare te gjeje nje zgjidhje pragmatike me opoziten per normalizimin e situates ne parlament.Solana u takua sot me Ministrin e Jashtem te Shqiperise, Besnik Mustafaj, dhe sic ben te ditur zyra per shtyp e kreut te diplomacise shqiptare, perfaqesuesi i larte i BE  ka theksuar se: “Ne demokraci pozita dhe opozita kane pergjegjesi dhe, ne rastin e Shqiperise, te dyja palet duhet te bejne me shume”, ka thene Solana pas takimit me Mustafaj.     


Solana permendi dhe perpjekjet e Shqiperise per integrimin ne BE duke theksuar se Shqiperia te vazhdoje reformat e percaktuara ne axhenden e Bashkimit Evropian. Perfaqesuesi i larte i BE  ka kerkuar vazhdimin e reformave duke vene theksin sidomos ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar pa baza partiake dhe ne respekt te plote me ligjin. news 24
Shtuar më 06/04/2006, ora 15:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori