Solana: Neser propozimi per heqjen e vizave per Maqedonine
Albeu.com
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Havier Solana, sot paralajmëroi se Maqedonia nesër mund ta presë propozimin e Komisionit për pezullimin e vizave."Solla lajm të mirë për vendin dhe për ju lidhur me miratimin e liberalizimit të vizave", tha Solana, sot në Shkup në konferencën për gazetarë me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, sipas paralajmërimeve, duhet të fillojë prej 1 janarit të vitit 2010.

Në kuadër të vizitës në Maqedonia, Solana sot duhet të realizojë takime edhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe liderin e LSDM-së opozitare, Branko Cërvenkovski. /makfaks/
Shtuar më 14/07/2009, ora 20:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori