Solana kritikon ashpër Shqipërinë
Albeu.com
Ajo që ndodhi në Shqipëri, nuk ishte një shembull i mirë. Ajo ndikon vetëm në largimin e Shqipërisë nga Evropa. Me këta fjalë është prononcuar Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian gjatë një prononcimi për mediat në Bruksel.Veprimet e klasës politike shqiptare, sipas tij janë një shembull që do të tregohet si diçka e keqe.

“Nuk duhet më në asnjë mënyrë që të ripërsëriten mosmarrëveshje të tilla midis kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës. Nuk është kjo mënyra që duhet të sillen dy persona që kanë në dorë të ardhmen e vendit.”, tha zoti Solana.

Lidhur me çështjen e Kosovës, zoti Solana u shpreh se “Në këtë periudhë që po shkohet drejt zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet qetësi dhe maturi politike, pasi nuk është diçka e lehtë. Ndërkohë që ajo që ndodhi në Shqipëri ishte një shembull i keq dhe pengesë për këtë proces.”
Shtuar më 16/01/2007, ora 12:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori