Solana: EULEX-i, mundesisht me 2 dhjetor
Pëlqej
Albeu.com
EULEX-i do të vendoset në tërë territorin e Kosovës sipas planit të veprimit, miratuar kohë më parë nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar të hënën shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.
I pyetur se a do të vendoset EULEX-i në tërë territorin e Kosovës dhe cilat ligje do të zbatojë, Solana u përgjigj se kishte biseduar rreth kësaj çështjeje në Neë York me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së. "Pres që raporti të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk më takon mua të them se kur".

Ai më pas tha se është takuar edhe me gjeneralin francez, Yves de Kermabon, i cili është aktualisht shefi i EULEX-it. "Shpresoj që vendosja të fillojë sa më shpejt në fillim të dhjetorit, mundësisht më 2 dhjetor", tha Solana, duke shtuar se EULEX-i "do të vendoset në tërë territorin e Kosovës sipas planit të veprimit, miratuar kohë më parë nga Bashkimi Evropian". (rel)
Shtuar më 25/11/2008, ora 03:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori