Solana dhe Ban Ki Mun për rolin e KB-ve dhe BE-së në Kosovë
Albeu.com
Roli i BE-së dhe KB-së në Kosovë do të jetë temë e takimit të përfaqësuesit të lartë evropian Solana dhe sekretarit të përgjithshëm të KB-ve, Ban Ki Mun, të paralajmëruar për sot.Sipas një diplomati të BE-së, Ban Ki Muni dhe Solana do të takohen në Stokholm, ku do ta shqyrtojnë "rikonfigurimin" e misionit të KB-ve në Kosovë.

Misioni i KB-ve duhet të bartë një pjesë të madhe të ingerencave të veta te Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, më 15 qershor, kur në fuqi do të hyjë Kushtetuta e Kosovës.

Siguria do të vazhdojë t`i besohet NATO-s, ndërsa çështjet juridike dhe policore do t`i udhëheqë misioni evropian EULEKS. (Makfaks)
Shtuar më 29/05/2008, ora 16:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori