Solana: Ceshtja e Kosoves eshte delikate me pasoja per gjithe rajonin.
Pëlqej
Albeu.com
BRUKSEL -Havier Solana ka deklaruar ne takimin e Ministrave te Mbrojtjes ne Luksemburg se ceshtja e Kosoves eshte delikate dhe me pasoja te rendesishme edhe per mbare rajonin.Per te edhe situata ne federaten serbo - malazeze mbetet burim shqetesimi. Ne fjalen e tij Solana ka theksuar se 2005 do te jete nje vit kyc per te ardhmen e Ballkanit Perendimor. Sipas tij, kahu i pergjithshem eshte pozitiv, por ne pjese te ndryshme te rajonit situata eshte jo shume e lakmueshme. Per zyrtarin e larte te BE-se dorezimet e fundit ne Hage te disa gjeneraleve serbe, por edhe e ish-kryeministrit te Kosoves Haradinaj, deshmojne se mesazhi i BE-se ndaj ketij rajoni eshte kuptuar. Me kete rast shefi i diplomacise europiane thekson se gjendja e pergjithshme ne federaten serbo - malazeze mbetet burim shqetesimi. Atje ende ndjehen veshtiresi per te kapercyer trashegimine e viteve te Milloshevicit. Pa mohuar shenjat pozitive dhe perparimet e verejtura, nevojiten ende me shume perpjekje - paralajmeron Havier Solana. Ai deklaron po ashtu se ceshtja e Kosoves mbetet tejet delikate me pasoja te rendesishme edhe per mbare rajonin. Bisedimet per statusin e ardhshem te saj mund te fillojne ne fund te vitit ne rast se realizimi i standarteve eshte ne rruge te mbare.
Shtuar më 20/03/2005, ora 17:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori