Solana: BE neutrale për Kosovën
Albeu.com
"Kudoqoftë, misioni ynë nuk shpie drejt tendosjes, ngase ky është një mision i sundimit të ligjit dhe nuk ka kompetenca që ka NATO-ja ose organizatat e tjera që kanë përgjegjësi për siguri”, ka thënë Solana.Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, ka deklaruar pas takimit të Këshillit të Ministrave në Luksemburg se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) do të vazhdojë, ndërsa ka shtuar se BE-ja do të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara rreth kësaj çështjeje.

"Kudoqoftë, misioni ynë nuk shpie drejt tendosjes, ngase ky është një mision i sundimit të ligjit dhe nuk ka kompetenca që ka NATO-ja ose organizatat e tjera që kanë përgjegjësi për siguri”, ka thënë Solana.

I pyetur nëse Marëveshja për Stabilizim Asociim që ka nënshkruar Serbia me BE-në paragjykon statusin e Kosovës, Solana ka thënë se për Bashkimin Evropian “çështja e statusit është neutrale”. "Për ne në BE - nuk flas për disa shtete të veçanta anëtare të BE-së - MSA-ja është neutrale nga aspekti i statusit”, ka thënë ai.

Ndërkaq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse BE-ja me këtë marrëveshje e njeh Serbinë me apo pa Kosovën – Solana ka thënë se, “BE nuk njeh shtetet”. (telegrafi/albeu)
Shtuar më 01/05/2008, ora 01:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori