Sokol Dervishi në vend të Haxhinastos?
Update- Gjatë mesditës, Ministri i Transporteve njoftoi largimin e tij nga detyra. Edmond Haxhinasto dha sot dorëheqjen nga posti i lartë ministror që mbajti prej tre vitesh.

Tashmë Ministri i ri i Transporteve do të jetë Sokol Dervishaj, po nga LSI.

Sokol Dervishaj prej shkurtit të 2015-es mbante detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Burime thanë se vendimi është marrë në kryesinë e LSI-së. Të njëjtat burime shtojne se lëvizja e Haxhinastos është rakorduar dy ditë më parë mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, gjatë drekës së tyre në kryeqytet.

Sakaq, vetë Haxhinasto, pas bërjes zyrtare të aktit të dorëheqjes dhe paraqitjes së tij te kryeministri Rama, ka shkuar menjëherë në zyren e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2016, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori