Sokol Balla i zë punën në çdo televizion? Përgjigjet hapur Rudina Xhunga
Një ndër të ftuarat në "Shiko Kush LUAN" në Top Channel, ishte gazetarja Rudina Xhunga. Në sfidën përballë Anita Haradinajt, Xhungës iu drejtua edhe një pyetje lidhur me faktin se në çdo televizion që është ajo, shkon dhe e “zëvendëson” Sokol Balla. Kështu që gazetarja tregoi si qëndron e vërteta e kësaj “përndjekjeje”.

Rudina, si është e mundur që në çdo televizion ku ti ke punuar më parë ka ardhur më pas Sokol Balla dhe ty të është dashur të largohesh. Sot në “Shiko Kush Luan” duam të dimë nëse ka qenë kjo zgjedhje e juaja apo ka patur arsye të tjera?! Ndaje me ne ose digju…” ishte kjo pyetja që i drejtoi Anita.

“Nuk digjem unë për Kol Ballën. Nuk ka qenë zgjedhja ime, nuk ikën njeri nga qejfi, por herën e fundit e kam pyetur burrin: Në “Dritare”, po erdhi Koli, çfarë bën ti? Im shoq tha: Me ty përjetë, me Kolin jo, unë nuk ndahem. Kështu që unë deri në fund me Dritaren. Se me frikë është kjo punë”, u shpreh Rudina Xhunga në sfidën “Ndaje ose digju”.
Shtuar më 16/01/2021, ora 23:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori