Kryeministri Edi
Rama ka zgjedhur të replikojë ashpër me komentuesit e tij në faqen e Facebook-ut të cilët e kritikojnë për shumë ngjarje të ndodhura gjatë mandatit të tij.
Por këtyre akuzave
Rama u është përgjigjur me të njëjtën gjuhë.
Replikat më interesante
Komentuesi: Më duket se po e fëlliq fare, zer ore mend se unë kam votuar për PS me gjithë fare e fis. Por ti po e qelb fare dita ditës. Reformën e ujit, po e paguajnë fukarenjtë, dhe ata që e mbajnë familjen me 1 rrogë
shteti. Se të pasurit as gurë spo të japin.
Rama: Jo perralla e marrjes me fukarane eshte pjelle e fukarallekut mendor ti Rikard, sepse dritat e ujin i paguajne edhe te pasur edhe fukarenj, edhe familje jo ne nevoje edhe familje ne nevoje, edhe ministra edhe pensioniste e invalide!
Ata qe s’paguanin dritat e qe s’paguajne ujin nuk jane fukarenj po jane nje pjese e ketij mileti qe nuk respektojne ligjin e jetojne ne kurriz te pjeses tjeter.
Dhe sa per dijenine tende per fukarenjte qeveria subvencionon edhe nje pjese te fatures se dritave edhe te fatures se ujit.
Keshtu qe kete perralle te fukarallekut mendor lere ta tregoje Luli per propagande po mos jo ti qe s’ke arsye propagandistike dhe.
Fute mire ne koke, nuk kurohet varferia e trasheguar pa u sheruar semundja e trasheguar e mosrspektimit te ligjit dhe edhe fukara edhe me rroge
shteti nuk ka!
Komentuesi: Ju mirë e keni teorikisht zoti kryeministër,sepse në të gjithë botën detyrimet paguhen njësoj për të gjithë,por në rastet kur një familje ka të ardhura të pakta ndihmohet nga
shteti!ndërkohë që niveli ekonomik i familjeve shqiptare është shum i ulët ,ndihma është pothuajse zero!!Shko dhe paguaj në fund të muajit…?!Flm
Rama: zero? 16 milione USD ne vit per subvencionim e pjeses se shtuar te fatures (pas heqjes se fashes 300kv) per te varferit! Dhe nje pyetje e vjeter: Si shpjegohet qe paguesit me te rregullt te energjise ne kohen me te zeze ishin pensionistet dhe invalidet? Jane me te pasur apo me respektues ndaj ligjit? Apo jane frikacake kurse trim eshte ai qe vjedh? Shendet
Komentuesi: A mund te japesh nje shpjegim (jo vetem mua por te gjithe Shqiptareve)per faktin qe,si ka mundesi qe investiret e ARMO ikin e len 60 milion euro taksa tatime rroga pa paguar?Ku eshte kontrolli i shtetit?Per cfar jeni votuar ju bashk me gjith tepsi e kazan?E di qe do e fshish kt koment….se ske pergjigje dhe te intereson reklama.
Rama: Nuk kam pse e fshij dhe mesoje ti pa emer e pa mbiemer qe ketu fshihen nga Roja i Etikes se faqes vetem komentet me permbajtje vulgare! Kjo shifra 60 milione eshte pjelle e fantazise dhe nuk ekziston, ndersa problematika e Armos eshte shpjeguar me shume se sa nje here.
Punetoret nuk jane paguar kur rafineria nuk ka punuar dhe ne kemi bere cmos qe ajo te jete ne
pune e
punetoret te paguhen, duke nxitur investitore qe te marrin persiper riperteritjen e saj. Por nevoja per investime aty eshte shume e larte dhe deri me sot kush eshte perfshire ka konstatuar se behet fjale per volume te pamundura financimi e eshte terhequr.
Ama mos harroni qe behet fjale per nje ndermarrje te privatizuar me kohe e me vakt, ne pronesi te bankave, ku
shteti s’ka rol vendimmarres e ku kemi ngurruar vijimesisht te veprojme drastikisht per te mos lene
punetoret pa
pune.
Sidoqofte ka hyre ne fuqi tanime skema e pageses se papunesise deri kur te mund te rihapet drita jeshile per venien ne
pune te rafinerise. Edhe dicka: Eshte shume bajate dhe tejet e trashe kjo teoria reklama reklama, mos e perdor kur perdor emrin tend te pakten. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018,
ora 08:13