Socialistët votojnë Ballën kryetar grupi, por kush deputet ishte kundër?
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbajtur mbledhjen e parë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes Taulant Balla u votua për kryetar grupi, ku moti 69 vota pro dhe 1 kundër.

Taulant Balla në këtë pozicion ka zëvëndësuar Gramoz Ruçin i cili pritet që nesër të zgjidhet në postin e Kryetarit të Kuvendit.

Por kush ishte deputeti që votoi kundër Taulant Ballës?

Në mbledhje mungoi Saimir Tahiri i cili ndodhet në Itali, Ditmir Bushati që është i pranishëm në një takim në Estoni dhe Musa Ulqini po ashtu ndodhet për një takim në Bullgari. /albeu.com/


Shtuar më 08/09/2017, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori