Socialistët propozojnë Ramën kryeministër, por Ruçi e bën “president”
Asambleja e PS-së sot ka zyrtarizuar emrin e Ramës për kryeministër.

Por gjatë fjalës ai, bëri edhe një lapsus teksa tha se Rama do të shkojë në Presidencë si kandidat për President në vend që të thoshte kandidatit për kryeministër.

“Si rregull partia që fiton zgjedhjet i bën propozimin Presidentit për kryeministër.


Ne e kemi në statut që kryetari i partisë është kryeministër, por Presidenti nuk ka detyrimin të lexojë statutin tonë. Ne e kemi detyrimin që ta zyrtarizojmë sot”, tha Ruçi. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2017, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori