Socialistët në sulm për Tahirin: Po e arrestoni bazuar në akuza gazetash
Vazhdojnë debatet në Këshillin e Mandatëve ku do të vendoset edhe fati i Saimir Tahirit.

Pala e Partisë Socialiste janë hedhur në sulm dhe kanë mbrojtur ish-ministrin e tyre duke akuzuar se po burgosni një person duke u bazuar në materjale gazetash.

Debati në Këshillin e mandatëve

Ju keni nisur procedimin penal mbi atë që është thënë në gazeta dhe media, pra asnjë veprim hetimor. Pyetja ime është e thjeshtë, jeni në dijeni ju z. Prokuror që Kuvendi i Shqipërisë me nismën tonë, ka bërë kufizimin e imunitetit të deputetit karshi veprave penale të korrupsionit?

Kush iu ka penguar të zhvillonit veprime proaktive për të konkluduar në mbledhjen e provave dhe fakteve?

Hajdarmataj: Askush. Ne jemi duke vijuar hetimin. Regjistrimi i procedimit është bashkuar me dy procedime të tjera, që i kishim të nisura. Ne kemi harmonizuar secilën provë me njëra tjetrën dhe kemi arritur në këtë bindje. Po vazhdojmë veprimtarinë hetimore në çdo moment.

Deklaruat pak më parë që jeni në bashkëpunim me të huajt për vazhdimin e procedimit. Në çfarë forme keni proceduar me autoritetet italiane? Keni marrë për referencë një material përgjimi të gazetës italiane në ngarkim të shtetasit dhe deputetit Saimir Tahiri?

Hajdarmataj: Në çdo lloj forme, kur flasim për një shkëmbim informacioni i referohemi kodit të procedurës penale. Që me datë 18.10 i jemi drejtuar autoriteteve italiane, por për shkak të volumit, po përgatitet dhe pjesa tjetër e materialitet që lidhet me këtë. Kemi një material në atë fazë që na është sjellë dhe presim materialin tjetër

I jeni drejtuar një letër, materialin e gazetës keni apo atë që ju ka sjellë pala italiane?

Hajdarmataj: Kemi një material në gjuhën italiane, që ne po vazhdojmë përkthimin. Kemi përkthyer momentet ku implikohet deputeti Saimir Tahiri, se aty ka shumë persona të përfshirë. Ka ardhë në rrugë zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme. /albeu.com/


Shtuar më 20/10/2017, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori