Socialistët “kryqëzojnë” Raman: O kriminel, dili për Zot Saimir Tahirit
Ditën e sotme pas orës 11:00 ku pritet ti hiqet mandati deputetit Saimir Tahiri, pritet edhe arrestimi i tij me urdhër nga Prokuroria.

Si rrallë herë më parë, qytetarët e simpatizantët e PS-së I kanë kërkuar Ramës t’i dalë për zot Tahirit dhe të mos e dorëzojë “kokën e tij” tek drejtësia.

Postimi i Ramës në Facebook

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të ekspozitës “Urtësi sot e mot” me punët e përzgjedhura të artistes kosovare me famë botërore Lala Meredith-Vula, që çelet sot në hapësirën e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Komentet më pikante

Komentuesit: Po i shofim per dit kto vepra po ik dili krah Sajes sepse ska vrare njeri. Ata kan vrare dhe po vrasin akoma dhe nuk i gjen gje.

Tregou dhe ti qe je Burr jo shaka. Prekuroria nuk funksionon me dhe e di gjith shqiperia kshuqe mos tja lem n dore nje plere t vendos per idhullin e gjith partis Socialiste. Me Sajen eshte gjith Shqiperia. Respekte

Komentuesit: Dili për zot Saimir Tahirit... Boll me praktikën e 27 viteve : " Kriminelët e hajdutët në parlament e me miliona pasuri, e njerëzit e punës e pa mbështetje në burg....
Jini të drejtëpërdrejtë.. Mos bëni as kurban Saimirin, për t'i hapur rrugë arrestimit të atyre që kanë bërë krime mbi këtë popull. Guxoni ju i pari për të drejtën, të guxojnë dhe të tjerë pas jush...

Shqipëria ka nevojë për modele drejtësie.. Mbani qëndrimin që presin ata që u votuan.....

Komentuesi: Ore te gjith duhet te ven aty mbas hekurave se na pin gjakun.po po nis pak mbrapsht.saliu 97.saliu azem hajdarin saliu gerdecin ilir meta djali saliut.shum e shum te tjer para sajmir tahirit.mjer ne ku jetojem.

Komentuesi: Z kryeminister! Perpara se të na tregosh perralla nga e kaluara duhet të mbrosh deputetet socialiste qe jane ne krahe të sicialisteve ne opozite dhe ne pushtet dhe jo të merren neper kembe nga kriminelet Berisha, Basha, Meta, mediu...? Kjo eshte e pafalshme dhe nqs nuk do jesh ne krye të detyres zgjedhjet lokale jane afer dhe aty merr pergjigjen per lojrat politike qe po ben.

Komentuesi: Mos lejo arrestimin e Tahirit pa prova. Mos tè pèrdoret prokuroria per ta kryqèzuar si shembull anti-kanabizèm.

mentuesi: Si mund te arrestohet nje ish-minister qe per mua ishte me i sukseshmi vetem e vetem se i doli emri ne biseda tel.Ky eshte nje komplot i treshes Berisha-Meta-Basha per te hequr qafe kundershtarin me te forte politik. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori