Socialistët i binden Ramës, sa para do të japin për ''betejën'' ndaj pandemisë
Pas kërkesës publike të kryeministrit, deputetët e Partisë Socialiste kanë vendosur që të heqin dorë nga gjysma e pagës së tyre, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Ka qenë kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla, ai që ka njoftuar në Konferencen e Kryetareve deputetët e lënë gjysmën e pagës së tyre për ”nevojat e luftës”.

“Ne vijim te situates se krijuar nga koronavirusi, Grupi yne parlamentar mori vendim per heqjen dore nga gjysma e pages dhe venien ne dizpozicion te buxhetit te shtetit per nevojat e Luftes”, mësohet të jetë shprehur Balla.

Kujtojmë se si pasojë e luftës ndaj pandemisë, Kuvendi dhe të gjithë komisionet janë duke e vijuar punën përmes platformave online.
Shtuar më 01/04/2020, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori