"S'ngopem dot me oksigjen", bashkëshortja e Bashkim Koplikut zbulon bisedën e fundit me të
Ish-zëvendëskryeministri
Bashkim Kopliku është përcjellë sot në banesën e fundit pasi humbi betejën me Covid-19.
Homazhet në nder të Koplikut, i cili njihet nga të gjithë qytetarët durrsakë për kontributin e tij të çmuar, u mbajt në sheshin ‘Liria’ në Bashkinë e
Durrësit.
Familjarë, miq, qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, i dhanë sot lamtumirën e fundit ish-ministrit të Brendshëm.
Bashkëshortja e tij,
Luljeta Kopliku, e cila qëndron në shtëpinë e saj pasi ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19, është shprehur se nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ajo ka thënë për “Neës24” se Bashkimi ishte shtruar në spitalin e
Durrësit, ndërkohë që fëmijët kishin insistuar që ai të nisej për kurim në Breshia të Italisë.
Pasi kishin porositur një charter,
Luljeta Kopliku rrëfeu se mjeti i fluturimit ishte vonuar për të mbërritur në Rinas nga Turqia, ndërsa shton se dhe ambulanca kishte ardhur me vonesë në spitalin e
Durrësit.
Sipas zonjës
Kopliku, gjendja e 77-vjeçarit ishte e qëndrueshme, por për shkak se Covid i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për
oksigjen.
Gjithashtu ajo pohoi se ambulanca që e kishte transportuar drejt Rinasit (në orën 16:00) nuk kishte pasur mjaftueshëm
oksigjen.
Luljeta ka zbuluar edhe bisedën e fundit me bashkëshortin e saj, i cili ishte ankuar duke thënë: “Nuk ngopem dot me
oksigjen”.
Ndërkohë që vetëm pas 30 minutash nisje për në Rinas, ajo ishte njoftuar nga personeli i avionit se
Bashkim Kopliku kishte ndërruar jetë, ende pa hipur në bordin e mjetit fluturues.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 15:46