SMS ish-grevistit: Të pret vdekja, zagar i Saliut
Kërcënohet një prej ish-grevistëve të grevës së urisë të të larguarve nga puna në administratë. Burime nga policia bëjnë me dije se Mahir Reçi, ka denoncuar mbrëmjen e së dielës në komisariatin numër 4 në kryeqytet se është kërcënuar me anë të një mesazhi në telefonin e tij.

Sipas denoncimit që 53-vjeçari ka bërë në polici, ai është kërcënuar me vdekje nga një person të cilin nuk e njeh. Po sipas këtij denoncimi, Reçi identifikohet si ish-shikas i Gazidedes dhe në të njëjtën kohë edhe si zagar të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

"Jam me banim në adresën... dhe aktualisht jam i papunë. Kam për të thënë se në muajin nëntor të vitit 2013 më kanë hequr nga puna dhe jam regjistruar në shoqatën e të larguarve nga puna. Në shenjë proteste për heqjen nga puna, shoqata ka organizuar grevën e urisë tek ish-Piramida, e cila ka filluar më datë 21.06.2014">2014 dhe ka vazhduar deri më datë 04.06.2014">2014. Dje, më datë 08.06.2014">2014, më ka ardhur në telefonin tim celular me numër 068....278 një SMS, ku shkruhej se: 'Ku je more shikas i Bashkim Gazidedes, u fute në grevë që të rrëzosh qeverinë? Mos u mërzit se do të ta tregojmë shumë shpejt se kush je ti zagari i Sali malokut. VDEKJA JU PRET!'. SMS ka ardhur më datë 08.06.2014">2014, ora 15:46. Unë i kam rënë telefonit për të folur me personin që më kërcënonte, por telefoni ishte i fikur. E kam provuar disa herë dhe për këtë unë erdha në Komisariatin numër 4, për të kallëzuar, pasi unë ndihem i kërcënuar", thuhet në denoncimin që Reçi ka bërë në polici.

Në periudhën e grevës u deklarua gjatë një reagimi për largimin e tij nga puna, se Reçi gjatë zgjedhjeve të qershorit ka luajtur rolin si komisioner i Partisë Demokratike në zonën e Tufinës. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2014, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori