SMS e Veliajt për rivalin në garë Arben Skënderi: Njerëzit të lodhur me bllokime e sherre, duan debat qytetar
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë model dhe do të ketë një fushatë qytetare pasi qytetarët janë të lodhur nga sherret dhe bllokimet.

Duke folur në intervistën e dhënë për “Vizioni i pasdites”, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se i ka dërguar një mesazh kundërshtarit në këto zgjedhje, Arben Skënderi ku teksa e ka uruar për garën, e ka ftuar për një betejë qytetare.

“Edhe tashmë e kam bërë I kam çuar një mesazh I kam uruar shumë sukses edhe e kam ftuar për një betejë qytetare. Mu përgjigj duke më thënë ke shumë të drejtë , qyteti ka nevojë për një debat qytetar mbi çfarë gjërash mund të bëhen më mirë edhe besoj se absolutisht se Tirana prapë do të jetë modeli i një fushate qytetare.

Njerëzit janë lodhur me sherre, me bllokime, ta tregoj unë ty ma tregon ti mua, me gjërat personale që në mungesë të ideve kthehen si ushqim I debatit publik. Ndaj edhe ndihem shumë mirë që do të kemi një angazhim nga dy kandidatët për një betejë qytetare dhe që besoj që do shkojë deri në fund”, theksoi Veliaj.
Shtuar më 24/05/2019, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori