SMS/ A e vutë re? Zbulohet sekreti i komenteve të njëjta gjatë monologut të Ramës në Facebook

Pëlqej
Kryeministri Rama foli gati dy orë sot ne në monolog në Facebook në lidhje me protestën e studentëve duke ia hedhur fajin dekanëve dhe rektorëve për problemet që protestuesit artikulojnë.

Por, gjatë këtij monologu ra në sy fakti se komentet e ndjekësve të Ramës ngjanin shumë me njeri-tjetrin duke bërë që mjaft persona që shikonin Ramën të bombardoheshin me të njëjtin mesazh: Studentët të dialogojnë.

Por duket se gjithçka ka qenë e koordinuar nga zyra e propagandës së Ramëskryeministri.

Faqja "lolita" në Facebook ka publikuar mesazhet e kreut të FRESSH, Eljo Hysko, i cili i kërkon të rinjve të PS-së që të bëjnë komente teksa flet Rama duke i thënë edhe se çfarë duhet të shkruajnë. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori