"S'më do qejfi", Ylli Rakipi përplaset live me Iris Luarasin: Lëri tani...
Gazetari Ylli Rakipi dhe pedagogia Iris Luarasi janë përplasur në studion e News 24 teksa po diskutonin për zgjedhjet e ditës së sotme.

Debati ka devijuar deri në atë pikë sa Rakipi i ka thënë Luarasit se nuk e fton në emisionin e tij "Të paekspozuarit".

Ai i ka thënë se nuk i do qejfi ta ftojë dhe më tej Luarasi i është përgjigjur se është ajo që nuk shkon.

Pjesë nga debati:

Rakipi: Unë nuk të ftoj ty në emision

Luarasi: Pse?

Rakipi: Po lere tani

Luarasi: Pse? Të sfidoj...

Rakipi: Se s’me do qejfi!

Luarasi- Paruces: Unë nuk vij te emisioni i Rakipit

Rakipi: Atë e thashë unë i pari

Luarasi: E, pra po jam unë e sjellshme ndaj e the ti i pari
Shtuar më 30/06/2019, ora 22:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori