Sllovenia do te perkrahe aspiratat euroatlantike te Kosoves
Albeu.com
Në një takim që pati në Zagreb me presidentin e Sllovenisë, Danillo Tyrk, presidenti Fatmir Sejdiu bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, si dhe për mbështetjen që ky vend mund t’i japë Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike.
Ndërsa, Tyrk e siguroi presidentin Sejdiu se vendi i tij do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën dhe aspiratat e saj për integrimet euroatlantike. Gjithashtu, ai theksoi se Sllovenia do të nxisë bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, duke nxitur biznesin slloven të investojë edhe më tutje në Kosovë.
Shtuar më 18/02/2010, ora 19:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori