Sllovakia nuk njeh asnjë dokument kosovar
Albeu.com
Sllovakia, ashtu siç edhe nuk e ka njohur Kosovën e pavarur, po ashtu nuk do të njoh as pasaportat e reja.Sllovakia është i vetmi vend i BE-së që nuk i pranon këto pasaporta. Ajo është në grupin e shtatë vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministria e Jashtme sllovake e cila ka pohuar se sllovakia do të refuzojë dokumentet zyrtare që vijnë nga Prishtina, përfshirë dhe pasaportat e reja, ndonëse ato i përmbushin standardet ndërkombëtare. “As vizat shengen në pasaportat kosovare nuk do të lejojnë hyrjen në territorin sllovak të qytetarëve kosovarë”, ka thënë ajo për EurAktiv. (start)
Shtuar më 02/08/2008, ora 02:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori