Sllovakia nis hetimet rreth devijimit te avionit Tirane - Bolonja
Albeu.com
Mbeten ende të paqarta arsyet pse dy pilotët sllovakë të avionit Tiranë- Bolonjë, kanë devijuar fluturimin për të zbritur në aeroportin e Bratislavës. Avioni i Albania Airlines i tipit Boeing 737/300 ishte nisur dje rreth orës 16.31 nga aeroporti ...... Nënë Tereza në Tirana dhe do të zbriste në Bolonja të Italisë, por avioni ka devijuar dhe pasagjerët janë gjendur “të rrëmbyer” në tokën e huaj.

Skandali u bë publik nga një telefonatë e bërë mbrëmë në Gazeta Shqiptare, dhe menjëherë pas kësaj ministria e Jashtme shqiptare u vu në lëvizje për ti ardhur në ndihmë pasagjerëve.

Ministria e Jashtme nisi urgjentisht drejt Bratislavës të ngarkuarin me punë në Vienë Egin Ceka. Falë ndërhyrjes u arrit që 110 pasagjerët, me shtetësi shqiptare, mes tyre dhe fëmije dhe gra shtatzënë pasi kishin kaluar disa orë tensioni në aeroportin e kryeqytetit ku temperatura arrinte në -4 gradë celcius të akomodoheshin në hotelin e aeroportit.

Sot në orën 11. 30 një aeroplan tjetër do të bëjë të mundur transportimin e tyre drejt destinacionit Bolonja, ndërsa nga insituticionet përkatëse ka nisur hetimi i ngjarjes.

Administrata e aviacionit civil në Sllovaki thotë se janë ende të paqarta dhe do të hetohen arsyet e devijimit të avionit. Edhe nga ministria e Transportit në Shqipëri është informuar dje se një grup specialistësh do të hetojnë ngjarjen.

Faqja online The Aviation Herald e cila informon për incidentet ajrore të ndodhura nga prilli i 2004 deri në ditët e sotme, saktëson intenerarin e fluturimit të këtij avioni deri në mbërritjen e tij në aeroportin e Bratislavës.
Avioni ishte nisur nga Tirana në orën 16. 31 minuta me një vonesë prej 91 minutash dhe duhej të mbërrinte në Bolonja në 18.1 minuta.

Një fluturim direkt nga Tirana në Bratislavë mund të zgjasë 90 minuta, dhe 105 minuta (nga aeroporti në aeroport) por fluturimi ka zgjatur 129 minuta duke zbritur në Bratislavë në orën 18. 40 minuta.

Pasagjerët kanë dëshmuar se devijimi kishte ndodhur si shenjë rebelimi i dy pilotëve sllovake për shkak të mos marrjes së pagës në kohën e duhur.

"Albanian Airlines" e cila në nëntor 2009 ka marrë me qera në bazë të një kontrate të rregullt avionë dhe personelë përkatës të fluturimit nga “Air Slovakia” raporton se nuk kishin vënë re asnjë arsye teknike për këtë devijim.

Air Slovakia nga ana e saj thotë se pilotët janë paguar në mënyrë të rregullt, dhe se aeroplani devijoi për shkak të një cështjeje teknike dhe se baza e mirëmbajtjes së avionëve të tyre ishte Bratislava. Ajo informoi sot në mëngjes se avionic është ende në tokë dhe po riparohet. (news24)
Shtuar më 18/01/2010, ora 18:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori