Sllovakia e Rumania njohin pasaportat e Kosovës
Albeu.com
Sllovakia dhe Rumania, të dyja vende anëtare të BE-së dhe NATO-së, i kanë njohur pasaportat e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.
Ai e ka vlerësuar lartë vendimin e Portugalisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar njohje të reja të shtetit tonë.

“Ky është një sinjal i qartë se mbështetja dhe njohjet do të vazhdojnë. Në të njëjtën kohë konfirmoj edhe zotimin dhe qëndrimin e dy vendeve tjera anëtarë te BE-së dhe NATO-së, Rumanisë dhe Sllovakisë që të pranojnë pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra ekziston një mbështetje e përbashkët e BE-së dhe NATO-së “, ka thënë kryeministri Thaçi. (rtk)
Shtuar më 09/10/2008, ora 00:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori