Vrau me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, momenti i arrestimit të Besnik Pjetrit (VIDEO)

Ditën e sotem Besnik Pjetri i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, është vënë në pranga pasi akuzohet si autori i vrasjes së ish-vjehrrit Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin Gentian Perjaku.

Ky është momenti kur policia bën arrestimin e Pjetrit.

Kujtojmë se ngajrja ka ndodhur më 29 gusht të këtij viti. Pritet që në ditët në vijim, Pjetri të njihet me masën e sigurisë dhe veprat penale lidhur me krimin e dyfishtë.

Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës të së hënës më datë 29 gusht pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Shkak që Besnik Pjetri të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Ai kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar./albeu.com