Plas sherri mes shoferëve, përfshihen edhe policët

Një aksident mes një furgoni dhe një makine është bërë shkak i një sherri mes drejtuesve të dy mjeteve dhe disa personave të tjerë pak minuta më parë në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas dëshmisë së një qytetari për JOQ, personat që lëviznin me furgon donin të godisnin drejtuesin e makinës. Përleshja ishte e madhe dhe në fillim kanë ndërhyrë vetëm dy efektivë policie. Sipas dëshmitarit edhe efektivët janë goditur nga personat që ishin në furgon.

Është dashur ndërhyrja e shumë forcave policie që situata të normalizohej.

Qytetari shkruan: Te ura e selites. Ishin godit dy makina, nje fugon me kta t zinjt me nje pasat. Dhe kta t zinjt po benin debat e donin t godisnin personin qe i kishte kapur pak fugonin. N momentin qe erdhi policia, po i ndante ata filluan t perlesheshin me policin. Derisa u shtua nr i policeve dhe i kapen sepse n fillim ata e sulmuan picin dy prej tyre vun dor mbi policat.”


Shtuar 18.02.2020 09:57