S’kishin naftë e shisnin tollona, skema e mashtrimit kolosal të dy zyrtarëve të "Gulf"-it
Pëlqej
Hetimi ndaj kompanisë "Gulf" ka nxjerrë në pah skemën e madhe të mashtrimin ndaj konsumatorve shqiptar.

Menaxheri i shitjeve dhe administratori i kësaj kompanie tashmë janë shpallur në kërkim për akuzën e "Mashtrimit me pasoja të rënda".

Albano Aliko, me detyrë menaxher shitje dhe administratori i kësaj firme gjeorgjiani Irakli Svanidze, janë dy person që po hetohen dhe kërkohen nga policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë.

Mësohet se shtetasi Gjerorgjian Svanidze në muajin Mars 2018 para se të ndodhte kjo situatë kolapsi ka dhënë dorëheqjen nga administrimi i kësaj kompanie dhe është larguar nga Shqipëria, shkruan shqiptarja.com.

Hetimi ndaj tyre ka nisur dy ditë më parë pas një informacioni të referuar nga policia dhe drejtoria e Tatimeve, ku pasqyrohej se kjo kompani vijon të shesë naftë nëpërmjet tollonave,në një kohë që në çisternat e saj dyshohet se nuk ka gjëndje nafte.

Skema e mashtrimit me mijëra tollona

Prokuroria e Tiranës gjatë verifikimeve të kryera ka zbuluar se menaxheri i shitjeve Albano Aliko, shiste tek qytetarët dhe biznese të ndryshme tollona nafte, me çmim që varionin nga 125 deri në 130 lekë për litër, ofertë kjo shumë e çmuar për këto, pasi çmimi real i naftës në tregun vendas është 170 deri në 175 lekë litri.

Mirëpo megjithëse kishte vënë në dispozicion këtë ofertë, prokuroria ka verifikuar se vetë "Gulf" blinte naftën tek kompanitë furnizuese me cmimin 150 lekë, çka tregon se ky biznes shiste produktin e naftës nën koston e çmimit fillestar që e merte nga furnizuesi.

Dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.

Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi financiar i pashlyer që "Gulf" kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë euro, gjithsej 1.6 milionë euro në total. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2018, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori