“Skifteri” kap hajdutin e kasetofonëve
Nga ana e policisë është realizuar me sukses operacioni i koduar "Skifteri", teksa janë zbardhur një sërë vjedhjesh.

Më datë 10.06.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Elton Premçe, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Francë për vjedhje.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur kasetofonin e mjetit tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit G.S.

Policia ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në juridiksione të ndryshme, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor i mundshëm;

Më datë 09.06.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip "Smart" në pronësi të shtetases O.S.

Më datë 10.06.2016, vjedhje kasetofonit në mjetin tip "Smart" në pronësi të shtetases A.S.

Më datë 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetases A.B.

date 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit F.Gj.

Më datë 14.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit Xh.N.,

Më datë 17.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip "Opel" në pronësi të shtetases M.Q.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale të "Vjedhjes së kryer më shumë se një herë". /albeu.com/



Shtuar më 11/06/2016, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori