“Skifteri" i Bashës në Kuvend, qesëndis Bregun e Topallin
I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” të Televizionit Shqiptar, Ervin Salianji ka thumbur keq të përjashtuarit e Bashës, si Topalli, Patozi e Bregu duke i konsideruar të papunë.

Sipas Salianjit kritikët e Bashës si Jozefina Topalli, e cila mendon se Lulzim Basha me këto propozime po tradhton demokratët, është e papunë.

I pyetur nga Enkel Demi, Salianji tha se e sheh zgjidhjen krizës së besimit tek zgjedhjet në votimin dhe numërimin elektronik me filtra të shumtë që garantojnë sigurinë dhe mungesën e ndotjes së sistemit. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2017, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori