"Skifterët" tentojnë ti grabisin shtëpinë, por e pësojnë keq nga gjyqtari Italian
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italian, pasi kishin tentuar të grabisnin shtëpinë e një gjyqtari
në rrugën “Vasco de Gama” në Reggio Emilia të Italisë.

Bëhet fjalë për dy shqiptarët Jonis Haskaj, 27 vjeç dhe Edlir Kola, 41 vjeç, të cilët nuk ishin të panjohur për autoritete italiane pasi akuzoheshin për një sërë krimesh kundër pasurisë.

Dy të arrestuarit pasi kishin bastisur tre shtëpi, ishin bërë gati për të katërtën por kjo rezultoi shtëpia e gjyqtarit civil të gjykatës së Reggio Emilia, që ishte pajisur me një alarm të lidhur direkt me policinë.

Kështu agjentët e policisë kanë shkuar në vendngjarje për pak çaste dhe kanë kapur në flagrancë dy hajdutët dhe pas një ndjekjeje të gjatë, i kanë arrestuar.

41-vjeçari Edlir Kola, konsiderohej nga policia si kapoja i një bande që përbëhej nga më shumë se 10 kriminelë që ishte e specializuar në grabitjen e banesave.

Pas arrestimit, në xhepat e njërit prej tyre u gjetën çelësat e një furgoni të parkuar pak metra larg banesës së gjykatësit, ku ishin edhe sendet e grabitura më parë. /albue.com/

Shtuar më 01/10/2018, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori