Skenë filmash nga të shtënat në Elbasan, në sherr u përfshinë tre makina
Të shtëna me armë janë regjistruar këtë mesditë në Elbasan, pranë stadiumit të qytetit.

konflikt janë përfshirë 4 persona dhe tre mjete, ndërkohë që fillimisht janë përleshur fizikisht mes tyre. Më pas, personat që janë ende të paidentifikuar, kanë përdorur armët, nga ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje është gjetur vetëm një mjet tip mazda, me targa AA 305 SP, ndërkohë që dy mjetet e tjera janë larguar, së bashku me personat që janë përfshirë në konflikt.


Shtuar më 25/11/2020, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori