Skënderbeu "mbulohet" sërish, por... nga kryebashkiaku i natës
U mbulua apo jo statuja e Skënderbeut dhe cila ishte arsyeja? Kjo është pyetja që është kthyer në çështjen e nxehtë të aktualitetit prej ditës së djeshme.

Reagime të shumta ka pasur në lidhje me këtë gjë, dhe e vërteta doli se në fakt Skënderbeu nuk ishte mbuluar.

Por sot, pjesë e debatit është bërë edhe kryebashkiaku i natësTiranës, Briken Fejzullai, i cili ka zgjedhur ironinë.

Me duart mbi 5 mijë lekë të reja, ai ka mbuluar me gishta imazhin e Skënderbeut.

“LAJMI I FUNDIT! Tiranë, mbulohet sërish SKËNDERBEU”, shkruan Fejzullai. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori